Edicioni i dytë i “The
Voice of
Albania” është fituar nga
Venera. Në një garë shumë të fortë me Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën, vajza nga Struga e Maqedonisë u shpall zëri më i mirë.
“Kjo është një ndër surprizat më të mbukura të miat. Jam shumë e lumtur. Nuk kam fjalë. Këtë sukses ia dedikoj të gjithë
atyre që janë fansa të zërit tim, të gjithë
atyre që më kanë mbështetur duke mos u kursyer për asnjë moment, familjes time, të afërmve të mi, gjyshit dhe gjyshes time si dhe xhaxhait tim i cili nuk jeton më”, deklaroi mes emocionesh fituesja
Venera.
Ishte publiku në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni që votoi për të preferuarit e tij duke shpallur fituesin e këtij
edicioni, Venerën. /albeu.com/
Venera, fituese e edicionit të dytë “The Voice of Albania”
Shtuar më 26/01/2013,
ora 09:48