I dehur e me “të bardhë” në makinë, fieraku e pëson keq pas kontrollit nga policia

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi u kap me një sasi kokaine në makinën e tij, dhe në gjendje të dehur.

Ai është identifikuar me inicialet K.Ll, banues në Vlorë.

Në lagjen “16 Prilli” të Fierit, i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sedilies iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Droga ishte ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.


Shtuar 7.05.2020 14:39