Vëllai i bën një surprizë të paçmueshme Loredanës (FOTO LAJM)

Loredana Zefi është bërë një nga reperet më të komentuara në rrjet.

Këngët e saj janë kthyer të gjiotha në hite duke numëruar miliona klikime në "Youtube" që në ditët e para të publikimeve.

Loredana është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan me fansat e saj momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi, reperja ka treguar në Instastory edhe një suprizë shumë të veçantë që vëllai i saj kishte bërë për të.

Në krahun e tij, vëllai i Loredanës kishte bërë tatuazh me shkronja të mëdha emrin e reperes poshtë portretit të një gangsteri me fytyrën e mbuluar me shami.

E surprizuar, Loredana e ka publikuar foton në Instastory dhe ka etiketuar të vëllain, duke i bashkëngjitur një zemër të kuqe. /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2019, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori