Veliaj zbulon emrin që donte t'i vendoste djalit por Ajola ia bën "8 me 2"

Pëlqej
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë në pritje për t'u bërë prindër për herë të parë.

Ajola është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt çifti do bëhen me një vogëlush.

Veliaj ishte i ftuar dje në rubrikën "Një ditë me Dojnën" ku ndër të tjera zbuloi edhe emrin që ka menduar për djalin, por që Ajola siç duket nuk ja ka pëlqyer.

“Për emrin e djalit do të vendosë Ajola dhe me shumë kënaqësi ia lashë këtë përgjegjësi.

Sigurisht që konsultohem, por kur e shoh se sa e ndjeshme është, mendoj se është më mirë të zgjedhë ajo", u shpreh Veliaj dhe tregoi një rast kur i kishte thënë Ajolës: "Po sikur djalin ta quajmë Trim?”, shkruan Xing.al.

Ndërsa ajo kishte reaguar: “Po sikur mos të dojë të jetë trim? Pse ta mbajë këtë emër gjithë jetën? Po sikur të dojë të jetë poet?”.

I pyetur nëse është i lumtur që do bëhet baba i një djali, Veliaj u shpreh: “Thonë që çunat lidhen me nënat, mesa duket vitin tjetër do të jetë vajzë”. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori