Vdekja tragjike e vajzës së biznesmenit, VIP-at shpërthejnë të revoltuar
Pëlqej
Vdekja tragjike e Mina Başaran, vajzës së biznesmenit të njohur ka shkaktuar një tronditje të madhe kudo në ballkan dhe jo vetëm.

Mina Başaran, së bashku me 7 mikeshat e saj të ngushta, udhëtuan tri ditë më parë drejt Dubait për festën e beqarisë. Dasma e Başaran ishte vendosur më 14 prill, por, për fat të keq, fundi i saj ishte tragjik.

Gjatë kthimit për në Turqi, avioni privat me të cilin po udhëtonin 8 mikeshat, si edhe tre anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në Iran. Plot 11 jetë u shuan, por nuk është kjo e vetmja fatkeqësi.

Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat turke kanë postuar edhe mesazhet e shumë personazheve të njohur, të cilët kanë lëxuar orët e fundit mesazhe, komente e reagime nga më të ndryshmet për aksidentin fatal që u mori jetën 11 personave përcjell Class.

Shumë prej VIP-ave të njohurTurqi reaguan në postimet e tyre duke shprehur ngushëllimet për familjarët, por edhe duke e shfaqur hapur revoltën për komentet therëse në këto ditë fatkeqe.

Aktorja turke Hande Dogandemir shkruan në postimin e saj: "Kam lexuar shumë komente për rënien e avionit sot dhe jam shokuar nga mungesa e humnizmit, si mund të jemi kaq të pashpirt e mizorë në një situatë të tillë kaq delikate e të dhimbshme? Ku e gjjeni të gjithë këtë urrejtje ndaj njerëzve që nuk i keni takura kurrë njerëz?"

Gazetarja Ömür Gedik shkruan: "Nuk e njihja as Mina Başaran, as mikeshat e saj, as pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit, por komentet e shkruara për ta janë të patolerueshme... 11 jetë kanë ikur, ku ka humbur humanizmi?”

Producenti i njohur Cem Yilmaz shkruan: "Është e qartë, pas këtyre shkrimeve në rrjetet sociale... Ne jemi një shoqëri e kalbur, jemi për t’u mëshiruar.


Sipas së përditshmes “Hurriyet”, gjysmëhëna e kuqe turke konfirmoi se mbetjet e avionit dhe trupat e gjetur. Avioni “Bombardier Challenger 604” i përket një firme në pronësi të manjatit turk të biznesit, Huseyin Basaran, babai i nuses së ardhshme. Ai është ish-zv. president i klubit të futbollit Trabzonspor, që luan në elitën e futbollit në Turqi dhe ka biznese në fusha të ndryshme, si atë të energjisë, financës, ndërtimit, ushqimit dhe sektorit të turizmit.
Shtuar më 12/03/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori