Vdekja tragjike e Adelës, flet për herë të parë Bjordi
Pëlqej
Kanë kaluar tashmë disa muaj nga vdekja e Adelajda Xhamanit dhe duket se njerëzit janë përpirë nga rutina.

Ama ajo akoma mbetet aty, brengë në zemrën e tyre që akoma e duan.

Ndër këta është dhe ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini, regjisori dhe ish-banuesi i Big Brother.

I ftuar në emisionin e Julkës, you and Me, Bjordi foli edhe për Adelajdën.

Sigurisht të flasësh për të nuk është e thjeshtë, veçanërisht për Bjordin, por ai u shpreh pak me hezitim në fillim: “…është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq…”

Reagimi lidhet me postimin e tij në Instagram, i cili iu kundërpërgjigj shumë komenteve negative ndaj shkrimit të tij të ndjerë në lidhje me lajmin e trishtë për humbjen e Adelajdës.

“Mund të kërkoj dhe pak ndjesë për atë moment…është pak situatë e vështirë, unë isha shumë i ngarkuar në atë moment”, sqaron Bjordi, “Kush më njeh e di që me rrjetet sociale nuk kam një marrëdhënie të mirë, pra nuk më pëlqen të ekspozohem dhe nuk i ve peshë fjalëve të njerëzve, se derisa i lexon janë vetëm gërma në një ekran dhe nuk janë asnjeri në jetën tënde. Në atë moment, përveç trishtimit isha dhe shumë i nevrikosur dhe kur u akumuluan shumë fjalë nga shumë njerëz desha të kapja një person dhe të shfryja nervat me atë gjë.” /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori