Vdekja që po pikëllon Armina Mevlanin, ja fjalët prekëse që shkruan për mikun e saj (FOTO LAJM)

Ndarja nga jeta në mënyrë të beftë e inxhinierit Klajdi Shehu ka prekur shumë nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar.

Një prej tyre është edhe blogerja Armina Mevlani,e cila përveç postimit të ditës së djeshme, ka vijuar edhe sot me një tjetër fotobashku me Klajdin në të cilën shfaqen të qeshur së bashku.

“Te lumtur gjithmone do te mbajme mend Klajd Shehu! Ti na jepje drite dhe adrenaline! Do na mungosh shume ...Lamtumire ,mos harro qe te duam fort”, - përfundon statusi i blogeres.

Klajdi Shehu ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motor ndërkohë që ndodhej me pushime ne Himarë . /albeu.com/



Shtuar më 04/07/2017, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori