Vazhdon "lufta" mes Besit e Ermalit: Fotoja e fundit do t'ju shkrijë së qeshuri

Pëlqej
Ditët e fundit Ermal Mamaqi ka udhëtuar bashkë me miqtë e tij dhe bashkëshorten drejt Francës.

Ata patën rastin për të qenë të pranishëm në koncertin e Beyonce dhe Jay Z.

Ndërsa Bes Kallaku vetëm pak ditë më parë përjetoi kënaqësinë e ardhjes në jetë të vajzës së tij.

Jemi mësuar të shohim video dhe foto qesharake nga të dy pasi humorin e kanë në gjak dhe ai është çelësi i suksesit për ta.

Besi pak minuta më parë ka zgjedhur të publikojë një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku shfaqet krah Rihannës.

Foto duket qartë që është e montuar, por kjo nuk e ka ndaluar aktorin të shkruajë një batutë mjaft të goditur, shkruan Icon style.

“Disa shkojnë deri në Francë për Beyoncen, ndërsa ca të tjerëve ju vjen Rihanna vet për foto. Hehehehe. Fshatar përjetë”,-shkruan ai.

Sigurisht komentet nuk kanë munguar as nga Ermali, i cili ka shkruar: “Je i fortë”. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori