Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim: Çfarë pritet të sjellë mes-java (FOTO LAJM)

Vendi javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave ajrore të nxehta. Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë.

Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.

Era do të fryjë nga juglindja e perëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!/SHMU/