Vazhdojnë kërkimet për aktoren amerikane, policia jep lajmin e keq
Policia amerikane njoftoi sonte se një trup është gjetur nga grupet e shpëtimit, teksa kërkonin për aktoren Naya Rivera, e cila u zhduk gjashtë ditë më parë duke bërë banjë në liqenin Piru.

Sherifi i Ventura dha lajmin me një postim në Tëitter. “Një trup është gjetur sot në liqenin Piru dhe tani po kryhet rekuperimi i tij. Një konferencë shtypi do të vijojë”, thuhej në njoftim.

Disa ditë më parë, djali i saj 4-vjecar u gjet i vetëm në barkën e marrë me qera dhe i tha policëve se nëna u hodh në liqen dhe nuk u kthye më. Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, policia u shpreh se aktorja e serialit amerikan “Glee” supozohet e vdekur.

Tashmë mbetet të bëhet ekspertiza e trupit të gjetur për të parë nëse i përket Rivierës.

Shtuar më 14/07/2020, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori