E rëndë! Prindërit harrojnë vajzën 8 vjeçe në makinë, vdes nga goditja e të nxehtit

Një ngjarje tragjike është regjistruar të enjten në një lagje rome në Halandri, Greqi, ku një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa shenja jete në një makinë, nga një kalimtar rasti.

Menjëherë u lajmëruan autoritetet dhe vajza u dërgua në spital, ku u konstatua se kishte vdekur. Sipas të dhënave, 8-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga i nxehti.

Prindërit e saj, të dy romë , u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet sesi 8-vjeçarja hyri në automjet dhe sa orë qëndroi aty./albeu.com