Valë ndryshimesh, Tv Klan bën pjesë të tij një moderator të ri
Që prej sezonit të kaluar televizioni “Klan” afroi një sërë moderatorësh që ishin goxha të dashur dhe suksesshëm në televizionet përkatëse.

Kujtojmë se disa nga moderatorët e famshëm që “rrëmbeu” “TV Klan” ishin: Marina Vjollca, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.

Të gjithë këto prezantuan programet e reja të cilët bënë të mundur rritjen e audiencës së televizionit. Por së fundmi po përflitet se “TV Klan” ka marrë edhe një tjetër moderator mjaft të njohur.

Albi Sakaj është djaloshi që ka prezantuar rubrikën “Axhenda”, në “IN TV” dhe mesa duket sezonin e ri do të kalojë në “TV Klan”, moderatori nuk ka treguar se çfarë programi do të ketë, por ai e ka pranuar publikisht transferimin teksa ishte i ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”.

“Në shtator do jem pjesë e familjes së “TV Klan”, por nuk dua të zbuloj më shumë, sepse nuk dua që t’i sjellë ters vetes”, është shpreh ai.
Shtuar më 06/06/2018, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori