Valbona Selimllari largohet nga Klani, tashmë do drejtojë një emision të vetin
Pëlqej
Valbona Selimllari është dhe do mbetet gjithmonë një nga femrat më të bukura të Shqipërisë shkruan Albeu.com.

Missi i parë Shqiptar shquhet për faktin se është natyrale dhe shumë e kujdesshme me pamjen dhe sjelljen e saj në publik.

Përveçse është konsideruar si një nga femrat më të bukura shqiptar, edhe sot e kësaj dite vazhdon të shërbejë si një ikonë e bukurisë në televizionet tona aq sa shumë e quajnë “Miss-i i përjetshëm”

Valbona tashmë prej disa vitesh punon në Tv Klan si pjestare e jurisë së Dance With Me, por mesa duket ajo tashmë ka vendosur të bëjë një emision të sajin.

Sipas Intv ajo do të shfaqet në Ora Neës ajo do të ketë një emision me kahje sociale duke marrë parasysh se Valbona punon në bashki si këshilltare për çështjet sociale. /albeu.com/


Shtuar më 14/11/2017, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori