Valbona Selimllari është e bukur, por vajza e saj është një yll (FOTO LAJM)

Për vite të tëra, familja e Valbona Selimllarit ka ngjallur kuriozitet të madh tek publiku, për vetë faktin që tre fëmijët e Miss Shqipërisë nuk ishin parë kurrë në media.

Por prej disa kohësh, Selimllari duket se ka ndryshuar politikat e saja të privatësisë në familje, dhe hera-herës shihet me fëmijët në evente ose poston ndonjë foto me ta në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi me vajzën e vogël Vivi e cila është rritur goxha dhe duket bukur si e ëma.

Tërë fansat kanë bërë vetëm komente pozitive për dyshen e bukur. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2018, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori