Vajzës shqiptare i troket fati në derë, takon Rihannën

Tashmë e kanë bërë traditë.

Këngëtarja e njohur kudo në botë, Rihanna, në mediet shqiptare shpesh bëhet temë e medieve rozë për komentet që merr nga fytyrat publike shqiptare.

Duke qenë idhull për miliarda njerëz, të gjithë do donin ta takonin të paktën një herë Rihannën.

Ama këtë herë një vajze shqiptare që jeton në Amerikë i ka ardhur "fati te dera".

Sipas "Prive" vajza quhet Vlora Neziri dhe punon në një dyqan veshjesh në Soho, Manhattan në Shtetet e Bashkuara.

Rihanna dje ka hyrë në këtë dyqan për të bërë pazar e me këtë rast shqiptarja ka bërë një foto me të ku Rihanna shfaqet duke buzëqeshur nga kamera.

Këngëtarja me famë botërore shfaqet e veshur me një xhaketë bojëqielli dhe varëse me diamant e me këtë veshje është fotografuar më pas edhe nga paparacët
Shtuar më 07/06/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori