"Vajzë e keqe", fotot e nxehta të Morenës ngren temperaturat (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ka ndezur rrjetin me pozat e fundit të publikuara në rrjetet e saj sociale.

Morena shfaqet teksa pozon para pasqyrës e veshur me bikini të bardha. Ajo duket shumë seksi, si dhe lë të kuptohet se kjo veshje është edhe pjesë e klipit të saj më të ri, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Një “vajzë e keqe” si këngëtarja e njohur,

“Vajzë e keqe”, shkruan Morena krahas fotos shumë provokuese, duke “çmendur” kështu fansat e shumtë në “Instagram”. Taraku vuri në pah linjat e saj trupore elegante me pozën e nxehtë.

Gjithashtu Morena ka postuar edhe një fotografi tjetër, ku shfaqet së bashku me reperin e njohur Stresi, me të cilin do të sjellë bashkëpunimin e radhës. Kënga do të mbajë titullin “Bad Girl”, e pikërisht për këtë arsye, ajo i shoqëron fotot e saj me shkrimin: “Vajzë e keqe”.

Shtuar më 28/08/2020, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori