Vajzë apo djalë? Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës së saj të parë (VIDEO)
Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi ka zbuluar në finalen e spektaklit "Top Talent" në ekranin e "Top Channel" gjininë e fëmijës së saj.

Duke çarë tollumbacen ngjyrë rozë, Jonida ka treguar se ajo dhe partneri i sai, Besnik Krapi, janë në pritje të një vajze.

Ky moment është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit në skenë. Me siguri Vokshi duhet të ketë nisur përgatitjet e para për të voglën e saj duke filluar nga veshjet apo dhomën e gjumit.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe moderatorja ka ndarë momente të ndryshme me bashkëshortin e saj duke shijuar kohën e lirë së bashku, teksa barku rritet dita ditës.
Shtuar më 28/03/2020, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori