Nëna e Ledrit padyshim që është vjehrra që ëndërrohet nga shumë vajza.
Prej vitesh,
Xheraldina moderon emisionin “Diçka po zihet”, në të cilin ka të ftuar personazhe të
njohur të cilët rrëfejnë eksperiencat e tyre të jetës.
Megjithatë,
Xheraldina Vula, me sa duket, do ta lërë për pak Kosovën dhe programin atje për të nisur një eksperiencë të re në ekranin shqiptar.
“Masterchef Junior”, që do të nisë transmetimin së
shpejti në TVSH, krahas dy shefave të
njohur, Juli Zguro dhe Sokol Prenga, në juri do të ketë edhe nënën e Ledri Vulës.
Lajmi është publikuar nga Olti Curri, në faqen e tij zyrtare.
Xheraldina do të jetë pjesë e jurisë së emisionit që pritet të nisë së
shpejti dhe që do të ketë në fokus fëmijë të vegjël që tentojnë të krijojnë receta të shijshme.
Shtuar më 09/03/2018,
ora 18:47