Aksident në Fushë-Krujë, “Benzi” bëhet copash, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën  Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.

Një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.

Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti./albeu.com/