Të dukurit bukur dhe perfekte në çdo
foto është kthyer në një mani për shumë vajza dhe sidomos për ato të familjes Kardashian.
Ato njihen për "dashurinë" e madhe që kanë për photoshop-in, por edhe për dështimet e përdorimit të tij vend e pa vend. Dëshira e vajzave Kardashian për t`u dukur perfekte në çdo
foto që postohet online i paska kaluar kufijtë e imagjinatës tonë.
Duket se tani ato po paguajnë
paparacët që të photoshop-ojnë
fotot e tyre para se t`i postojnë.
Njerëzit e internetit, të cilëve nuk iu shpëton asgjë, janë të bindur për këtë fakt dhe kanë edhe prova. Kjo më poshtë është një
foto e Kim në Nobu e postuar nga një paparac shkruan class.
Ndërsa kjo është një llogari fansash që kanë sjellë një tjetër
foto si provë se Kim po paguan
paparacët për t`i rregulluar
fotot e saj.
Epo nuk do të çuditeshim nëse do të ishte e vërtetë!
Shtuar më 16/03/2019,
ora 20:49