Gjatë emisionit "Top Show Magazine", u bë një diskutim mbi kategoritë e "artistëve" që kemi në Shqipëri, dhe qendra e bisedës ishte këngëtarja
Adelina Tahiri. Vajzat e "
Thumb", Aulona dhe
Fatma, pas një kritike të gjatë mbi këngëtarët që këndojnë ‘
live’ dhe ata që vetëm performojnë në skenë, vetëm duke lëvizur buzët, kanë shkaktuar lotë tek
Adelina.
Ajo që e ka ngacmuar më shumë, duket se ka qenë
Fatma, e cila i tha Adelinës se në fakt ajo nuk është këngëtare e mirëfilltë, duke qenë se edhe në studio këndoi me "playback", por është së pari performuese.
Fatma u drejtua me fjalët "ti nuk je këngëtare, ti je performuese, sepse nuk këndon ‘
live’", ndërsa
Adelina Tahiri u përgjigj se ajo vjen nga një familje artistësh dhe se media nuk merret me karrierën e saj, por me gjoksin.
Ndërsa
Fatma ka shkuar më tej, duke e vënë në një pozicion të vështirë vajzën bukuroshe: "Ti ke një zë të mesëm, mediokër, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lëkure dhe një rrip në studio, nuk këndon ‘
live’ dhe vetëm kërcen, normale që me gjoksin do merren".
Kjo ka bërë që në kohën e publicitetit këngëtarja të qante. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013,
ora 15:19