Vajzat e showbizit shqiptar ju japin këto ide si të visheni vetëm me të bardha (FOTO LAJM)

E bardha është ngjyra që simbolizon pastërtinë dhe fisnikërinë. Dhe ndonëse është e lehtë të kombinohet me çdo ngjyrë tjetër në veshje, të vishesh kokë e këmbë me të bardhë nuk është gjithnjë një “safe choice”. Si do dukem?

A më shkon me ngjyrën e lëkurës? Mos jam “shumë e bardhë”? Të gjitha këto pyetje na kalojnë nëpër mend. Por me ardhjen e verës, vijnë dhe fustanet e stinës të bardhë. Ndërkohë me lëkurën e nxirë nga dielli, asgjë nuk shkon më mirë se një veshje e bardhë.

Dhe për t’ju ardhur në ndihmë me ide janë pikërisht kombinimet e kohëve të fundit të vajzave të shoëbizit shqiptar. Do shihni shpesh kostumin e bardhë, qoftë serioz apo atë sportiv ose fustanet verorë.
Shtuar më 06/07/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori