Autoritetet iraniane kanë arrestuar një vajzë pasi kishte publikuar në profilin e saj në
Instagram disa video duke
kërcyer dhe pa shami në kokë.
Në këtë vend dicka e tillë është e ndaluar dhe quhet krim.
Ndër videot e saj, bie në sy se ajo ka
kërcyer edhe BonBon, këngën hit të Era Istrefit.
Vetë Era ka bërë një postim në
Instagram Story ku i del në krah vajzës:
“Kjo është çmenduri!!! Lironi Mahi
Maedeh”
Sipas aktivistëve,
Maedeh Hojabri qe vetëm një prej përdoruesve të tjerë të
Instagram- it që u arrestuan. Identitetet e të tjerëve nuk janë
konfirmuar ende. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018,
ora 16:42