“Fusha” gllabëron 320 milion euro të shqiptarëve për vetëm 42.2 km rrugë (FOTO LAJM)

Fusha sh.p.k është shpallur sot fituese e Koncesionit/PPP për segmentin rrugor Lekaj-Konjat- Fier me ofertën 320,000,000 euro pa TVSH.

Sipas dokumentit janë tetë kompani të bashkuara në një, ndërsa gara  nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë këtë verë u bë në të njëjtën ditë me dy koncesione të tjera që janë gjithashtu në proces.

Bëhet me dije se rruga do të nisë pranë nyjës së Milotit  dhe do të përfundojë pranë rrethrrotullimit të Thumanës dhe është një prej tre akseve të Milot -Fier.

Ministria e Infrestrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me koncesion për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajren, rehabilitimin dhe transferimi e këtij segmenti me një kohëzgjatje prej 35 vitesh.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë “Fusha”  një kilometër rrugë e bën për gati 8 milion euro, ndërsa ky aksi është më i gjatë i segmentit Milot – Fier.

Akoma edhe më shumë rëndon fakti se pavarësisht se ministria ia ka dhënë koncesionarit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin, i gjithë ky segment është i ndërtuar, madje edhe funksional.

Po ashtu, përpos kësaj, shqiptarëve do ti “ripen” akoma edhe më shumë lekë pasi në këtë aks do të vendoset edhe një tra./albeu.com