Vajza më e bukur në botë, ju prezantojmë me "Miss World 2017" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vajza më e bukur në botë është zgjedhur Manushi Chhillar, përfaqësuesja e Indisë. Ajo ka arritur të rrëmbejë kurorën e bukurisë “Miss World 2017” në ceremoninë e organizuar në Kinë. Bukuroshja 20 vjecare i sjell këtë titull vendit të saj, 17 vjet pas Priyanka Chopra-as, shkruan Class.

Chhillar mundi në këtë garë 180 vajza, mes tyre Stephanie Hill e cila u zgjodh shoqëruesja e parë e miss-it dhe Andrea Meza, shoqëruesja e dytë, përkatësisht miss Anglia dhe miss Mexico.

Chhillar ka studiuar për mjekësi në Shkollën e Shën Thomasit në Nju Delhi.

Ajo ka pasion baletin klasik, zhytjen dhe një nga dëshirat e saj është që të hapë disa spitale në zonat rurale. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori