Hiqej si zyrtar i lartë dhe mashtronte biznesmenët, gjykata në në burg Indrit Aliun

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Indit Aliu, i cili përmes skemave të mashtrimit u zhvaste para bizmesmenave.

Aliu paraqitej para biznesmenëve si zyrtar i lartë dhe u premtonte tendera në këmbim të parave, dhe biznesmenërt jo pak herë kanë rënë në grackën e tij.

Nga hetimet, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se shumat e parave që u kërkonte personave të ndryshëm varionin deri në 35 mijë euro.

Zyrtarisht për të ka vetëm një kallëzim, por po hetohen disa raste, kryesisht persona që merren me aktivitet biznesi në miniera dhe në ndërtim.

Për të mashtruar këta persona ai përdorte emra dhe fotografi të personave të ndryshëm që punonin në disa institicione shtetërore, ndërsa përdorte edhe karta të dyshuara të falsifikuara apo të rreme për të bindur biznesmenët se punonte në institucione qeveritare.


Shtuar 12.08.2023 18:03