Vajza e Niko Peleshit del në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodianin kush e mbron?

Ndërkohë që kryeministri Rama e akuzoi protestën për Klodian Rashën, një nxitje politike, një "goditje" i ka ardhur nga vetë socialistët.

Vajza e ish-zv.kryeministrit, Niko Peleshi ka marrë pjesë në protestën e sotme për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

Aleksia Peleshi shkruan në Instagram se “populli ndjen pasiguri” dhe se si “Klodiani mund të ishte secili prej nesh”.

Postimi i plotë i vajzë së Peleshit:

Ngjarja tronditese e se martes me la te heshtur per dite me rradhe sepse per nje tragjedi te tille fjalet nuk kane me vlere. Kemi nevoje qe dikush te mbaje pergjegjesi morale edhe nese s’eshte shkaktar direkt i kesaj makabre.

Populli ndjen pasiguri. Ne vend te Klodianit mund te ishte secili prej nesh. Ndoshta jo unë. Mua me mbron mbiemri qe kam. Po Klodianin, kush e mbronte? Po qytetaret e tjerë, kush i mbron?

Klodiani nuk do te kthehet me, por reagimi i shpejte i ministrit duke marre pergjegjesi për ketë ngjarje kaq te rende mund t’i ktheje qytetareve te frustruar e te trembur besimin se kjo është nje ngjarje e veçuar qe nuk përfaqëson gjithe policinë. Besimin se ne kete vend, ka edhe drejtesi. Ka edhe reflektim.

Une sot jam me protestuesit. Jo me ata protestues qe shfrytezojne tragjedi te tilla per te bere lojera politike, jo. Jam me ata protestues per te cilet asgje nuk eshte me e rendesishme se sa jeta e nje njeriu te pafajshem qe vraponte nga frika, pa kuptuar se po vraponte drejt vdekjes.
Shtuar më 10/12/2020, ora 20:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori