Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, urim emocionues për nënën e saj
Vajza e këngëtares Mira Konci dhe Shpëtim Saracit ka vendosur që ti bëjë një urim emocionues mamasë së saj për ditëlidnje.

Era aktualisht jeton larg familjes.

“Gëzuar ditëlindjen thesari im, mami im, motra ime, shoqja ime më e mirë! Të uroj edhe 1000 vite të tjera të lumtura e të bukura, bashkë me babin.

Fjalët janë të pakta për të përshkruar sa e bekuar jam që të kam, dhe për marrëdhënien e mrekullueshme që kemi. Ti je inspirimi im, shtysa ime më e madhe, këshilltarja më e mirë dhe shoqja më e bukur që unë kam.

Faleminderit që gjendesh gjithmonë atje për mua, për sakrificat e tua dhe mësimet që më jep. Shpresoj që një ditë të jem të paktën sa çereku jot! Jam kaq e lumtur që çdo gjë e ndaj me ty, dhe akoma më shumë për faktin se si ti ndjen çdo gjë me mua, si mua.

Të dua pafund, o pasuria ime, më e mira e botës. Qofsh përherë e lumtur, e shëndetshme, dhe me paqe shpirtërore. Puthje e përqafime nga Londra”, – ka shkruar vajza e çiftit të artistëve Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi.
Shtuar më 07/03/2018, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori