Vajza e Metës shfaq talentin në festën e LRI-së (FOTO LAJM)

Vajza e Ilir Metës e cila tashmë është mësuar me skenën, pas daljeve të saj dhe në emisione të ndryshme, ka shfaqur talentin në festën e LRI-së.

Është zhvilluar festa e fundvitit të Forumit Rinor, ku ka pasur edhe të ftuar jashtë politikës. Ata bashkë me anëtarët e forumit kanë zbuluar çfarë ka ndodhur në këtë aktivitet, siç ishte edhe interpretimi i vajzës së vogël të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta.

Era është ngjitur në skenë për të kënduar, siç shihet në këto postime nga Fiori Dardha. Era është kthyer tashmë në një personazh mjaft të dashur edhe për shume moderatorë të ndryshëm, të cilët e kanë bërë pjesë të emisioneve të tyre, në kohë të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2016, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori