Vajza e mbani mend “Marianon” te telenovela “Teresa”? Zbuloni si është jeta e tij sot
Pëlqej
Ai është një nga yjet e serialeve latinë i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë femrave me paraqitjen e tij. Bëhet fjalë për Aaron Diaz, aktor i shumë telenovelave si: Teresa, Santa Diabla, Los Miserables etj, por që padiskutim u bë shumë i njohur për publikun shqiptar në rolin e “Marianos” te telenovela “Teresa”.

Por çfarë bën ai sot? Aaron është i martuar me këngëtaren dhe aktoren italo-argjentinase, Lola Ponce, me të cilën kanë dy vajza të quajtura Erin dhe Reigna.

Ai është një nga meshkujt e ekranit që është cilësuar si më i përkushtuari ndaj familjes së tij dhe së bashku me bashkëshorten publikojnë foto në rrjetet e tyre sociale nga pushimet fantastike, apo edhe nga përditshmëria, duke përcjellë imazhin e familjes ideale. Aaron dhe Lola janë njohur në një prej telenovelave ku luanin si motër e vëlla, ndërkohë që lidhja e tyre u zyrtarizua në vitin 2015.
Shtuar më 22/04/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori