Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Vajza e Majlinda Bregut me çanta super luksoze, nga Gucci te Hermes që arrin shifra marramendëse (FOTO LAJM)

Falë emrit të njohur në politikë të mamasë së saj, politikanes Majlinda Bregu si dhe bukurisë Kejda është bërë një nga vajzat më të komentuara në media dhe ka tërhequr shpeshherë vëmendjen.

Pak kohë më parë në media u bë i ditur lajmi se ajo ishte nisur drejt Belgjikës, por ende nuk dihet nëse ajo është zhvendosur për të jetuar atje, apo thjesht vizitë. Nga postimet në rrjetet sociale shpesh herë vihen re detaje luksoze, si makina, këpucët, apo dhe çantat e shumta.

Faqja "Lolita" në profilin e saj ka publikuar disa nga çantat që mban vajza bukuroshe e Bregut, e për hir të së vërtetës çmimi i tyre është stratosferik.

"Kur mami qan hallet e grave të dhunuara dhe të demokracisë....ndërsa vajza ka merak mos i bien shitjet markave më të shtrenjta të çantave në botë.
P.s Ky postim nuk ka lidhje me Majlinda Bregun!", shkruhet në postimin e faqes. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori