Mërzitet Kiara dhe Luizi, këngëtari poston foton nga avioni

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kaluan pushimet e para së bashku, pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Ata iu drejtuan Turqisë dhe nuk harruan të ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale momentet e bukura me njëri-tjetrin.

Mirëpo, pushimet nuk zgjatën shumë, pasi çifti po i rikthehet shpejt punëve të lëna pezull.

Në InstaStory, Luizi ka ndarë një foto me Kiarën në avion, ku të dy shfaqen të trishtuar për përfundimin e pushimeve.

“Mbaruan pushimet”, shkroi ai.

Më herët gjatë një video live, çifti tregoi se ditët e tyre të relaksit duhet të përfundonin, pasi Luizi duhet t’i kthehej koncerteve. /Albeu.com


Shtuar 19.08.2023 18:12