Vajza e Koço Kokëdhimës në sherr me aktorin e humorit, ia plas vjedhjen në fytyrë

Besa Kokëdhima, këtë herë duket se i ka ardhur në majë të hundës.

Ajo ka kërkuar llogari aktorit të humorit Romir Zalla në një post në Instastory.

“Ju dua djema, dhe nuk ka gjë, por është e çuditshme se si ju përdorni titullin e albumit tim për fundvit #TiJeFestaIme i publikuar për çdo vit, që prej 2014 –s. Një njohje autorësie do të ishte mjaft e këndshme.”

Në sfond gjendet logoja e emisionit me të njëjtin emër si titulli i albumit të saj “Ti je festa ime”, një emision fundviti në RTSH, i cili moderohet nga aktori Romir Zalla.

Mbase Besa dhe RTSH- ja kanë qenë në një mendje dhe kemi të bëjmë thjesht me një rastësi. Mbase ata janë frymëzuar nga Besa or këtë askush se di. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori