Vajza e Ilir Metës interpreton këngën e Rihanës (FOTO & VIDEO)

Era Meta, vajza e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta ka dhënë një performancë interesante duke interpretuar në duet këngën “Stay” të Rihanës.

Era po ndjek një kurs muzike tek një nga qendrat ku fëmijët dhe të rinjtë zhvillojnë pasionet e tyre në disa fusha, kërcim, pikturë, vallëzim, art, etj.

Ajo njihet edhe si fanse e zjarrtë e Bebe Rexhës, të cilën shpesh e ka takuar dhe është përfolur se ato janë kushërira.

Në videon e publikuar nga “GSH.al”, Era ka performancën me miken e saj, Valeria./Albeu.com/

Shtuar më 06/03/2017, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori