Merkatoja e Bayern Munich, Kahn flet për afrimet e ardhshme dhe për Ronaldon

Oliver Kahn për transferimet e mundshme që skuadra e Bayern Munich pritet të realizojë në ditët në vijim në këtë merkato.

Skuadra gjermena së fundmi zyrtarizoi Mathijs de Ligt nga Juventusi për 80 milion euro dhe me pjesën e pasme duket i plotësuar, por largimi i Lewandowskit ka lënë një boshllëk në sulm edhe  pse është ofruar Mane.

Një alternativë udhëheqësin e vijës së fundit u mendua Cristiano Ronaldo, për të cilin ish-portieri ka një përgjigje jo fort të përcaktuar.

Ai në intervistën e fundit nuk u pyet fare për lojtarin, por e përmendi atë përgjatë kohës që po përgjigjej për ardhjet potenciale ditëve në vijim.

“Ju do të më pyesni edhe për Ronaldon, apo jo? (Qesh) Ne jemi ende aktivë në merkato dhe jemi në bisedime për shumë lojtarë”, u shpreh ai.

Rikujtojmë se ditë më parë,  i njëjti refuzoi të thotë se klubi i tij është në bisedime me portugezin, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar./albeu.com


Shtuar 20.07.2022 22:48