E vogla e Eminës nuk mund t'i rrezistojë tortës së ditëlindjes (FOTO & VIDEO)

Ditën e djeshme Emina Cunmulaj dhe familja e saj kanë festuar një vjetorin e pjestarit më të ri të familjes.
Vajza e vogël Mia Sorayan ka festuar ditëlindjen e saj të parë në kopshtin e shtëpisë e rrethuar me ëmbëlsira dhe dekorime ditëlindjesh.

Nga një video e bërë publike nga vetë Emina, vogëlushja shihet teksa "sulmon" tortën. Mesa duket asaj i pëlqejnë shumë tortat dhe është lyer e gjitha me shkumën rozë.

Emina gjithashtu ndau me ndjekësit edhe një foto tjetër, ku tregohen momentet e para të ardhes në jetë të Mias.

Ndërsa sot, Emina bashkë me familjen po i drejtohen Malit të Zi. Ndoshta festimet e ditëlindjes do të vazhdojnë e vogëlushja Mia do të shijojë plot torta të tjera. /albeu.com/


Shtuar më 25/05/2019, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori