Vajza e Demi Moore del “topless” në qytet, protestë ndaj Instagram
Vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis është tejet rebele dhe kjo është reflektuar edhe me "protestën" që ajo ka mbajtur për fushatën e nudizmit. Scout Willis, ka zgjedhur një formë të veçantë për të protestuar ndaj Instagramit, për fushatën e nudizmit.

Ajo ka dalë nëpër rrugët e Nju Jorkut “topless”, ndërsa ka shkruar poshtë fotos së postuar në “Twitter”: “E ligjshme në Nju Jork, por jo në Instagram”.

Scout Willis është fotografuar teksa shkon për të blerë lule, ndërsa ka qënë e zhveshur. Ky nuk është rasti i vetëm, pasi ajo ka protestuar gjithmonë për rregullat e Instagramit.

“Nëse nuk dëshironi të më shihni, thjesht mos më ndiqni në Instagram. Rehatia ime me trupin tim, nuk duhet të diktohet nga mënyra sesi të tjerët më perceptojnë mua. Nuk dua t’i imponoj pamje të tilla askujt”, ka shkruar ajo, duke lënë një mesazh mjaft të qartë. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2014, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori