Ballkani i Hapur, Rama: Njëmijë herë të kthehesha mbrapa, njëmijë herë do ta ribëja

Kryeministri Edi Rama, u pyet nga gazetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nëse e ka cilëson si gabim nismën e Ballkanit të Hapur, e cila siç ka deklaruar vetë shefi i qeverisë, e ka përfunduar misionin e saj dhe se përqendrimi tashmë do të jetë te Procesi i Berlinit.

Rama tha se edhe sikur njëmijë herë të kthehej mbrapa, njëmijëherë do ta ribënte.

“Dukesh që je shqiptar që nga pyetja (i drejtohet gazetarit). Së pari, pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj dhe  kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur 1000 herë të kthehehsha mbrapa, 1000 do ta ribëja. Nuk ëshhëtë një nisëm përjashtuese, është një 72 iniciativat e ndërmarra në rajon. Dhe çfarë e keqeje i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit, përveç të mirave. Shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve dhe mos harroni asnjëherë se çfarë është bërë nuk zhbëhet dhe ka shërbyer që Procesi i Berlinit, ka përfituar nga Ballkani Hpaur pikërisht shtysëm. Nuk e kuptoj si ka dyshime për këtë kur faktet flasin qartë. Sa i përket vëllaziërisë dhe gjakderdhjes, mendoj se është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. Nuk ka rrugë më të gabuar sesa të rrimë me të shkuarën, duke anetuar dhe akuzuar njëri tjetrin se kush është patritoti i vëretë. Patritot i vërtet është ai që do vendin e vetë dhe nuk  bën keq askujt tjetër”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 6.07.2023 13:14