Brad Pitt i është rikthyer xhirimeve të
filmit "
Fury" në Oxfordshire të Anglisë. Aktori i famshëm hollivudian ka xhiruar skenat e radhës i hipur në tank pasi ky film do të tregojë një histori nga Lufta e Dytë Botërore.
Në sheshxhirim është parë edhe Shia LeBeouf, i famshëm për interpretimin e tij në sagën "Transformers".
"
Fury", filmi që do të shfaqet për herë të parë në nëntor të vitit 2014, tregon historinë e një ekuipazhi të një tanku që përfshihet në një mision të rrezikshëm në javët e fundit të luftës.
Regjisori dhe skenaristi i
filmit është David Ayer. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013,
ora 11:00