Merkato e “nxehtë” për yllin e Leverkusen, në garë hyn edhe Real Madridi

Havertz është më shumë i interesuar për një transferim në Premierligë dhe Chelset mbetet në ‘Pole Position’ për reprezentuesin gjerman, pavarësisht interesimit nga Los Blancos, raporton The Sun.

‘Blutë’ pritet të vulosin një veprim prej 53 milionë euro për Timo Wernerin e RB Leipzig, ndërsa Sport Mail zbulon se skuadra nga ‘Stamford Bridge’ do të vazhdojnë sulmin për përforcime në Bundesligë, duke e vendosur Havertz si një objektiv të tyre.

Kjo garë do të bëhet më e vështirë për Chelsean, me Real Madrid që synon transferimin e 21 vjeçarit gjerman.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është i prirë për të sjellë fytyra të reja në skuadër, me Luka Modric dhe Toni Kroos që duket se po kalojnë ditët e fundit në ‘Santiago Bernabeu’.

Kai Havertz këtë sezon në Bundesligë ka realizuar 11 gola.


Shtuar 11.06.2020 07:56