Tërmeti nxjerr nga shtëpitë qytetarët në Librazhd (VIDEO)

Pas tërmetit të mbrëmjes së sotme në vend, banorët janë trembur dhe kanë dalë nga shtëpitë. Pamje të siguruara nga Albeu.com tregojnë qytetarët në Librazhd që kanë dalë nga banesa nga frika e tërmetit.

Kujtojmë se njerëzit akoma e vuajnë tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku një tëmet me magnitudë 6.4 lëkundi vendin duke shkaktuar dëme të mëdha material dhe duke u marrë jetën 51 personave./albeu.com


Shtuar 13.07.2022 22:11