Përndiqte vazhdimisht një vajzë, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar ka rënë në prangate Policisë së Durrësit pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë.

Gjatë ndalimit të tij, policia ka konstatuar se i riu drejtonte automjetin me leje drejtimi të falsifikuar.

Mbi shtetasi E.T, banues në Lushnjë  rëndojnë akuzat “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i cili drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin:

E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com