Upss! E dashura e "braktis" Ledrin kur ai nis të këndojë me Dafina Zeqirin
Ditëlindja e Ermal Fejzullahut bashkoi shumë nga emrat më të njohur të shoëbiz-it shqiptar. Dhe mes tyre nuk mund të mungonte miku i tij Ledri Vula, i cili ishte i shoqëruar nga partnerja Sara Hoxha.

Por një nga momentet më pikante që duket se u shpëtoi të gjithëve ndodhi gjatë performancës së Dafina Zeqirit, ish-të dashurës së këngëtarit. Në dy videot e zbuluara nga “iconstyle.al” dallohen qartë situata e sikletshme mes trekëndëshit: SaraLedriDafina, shkruan Icon Style.

Ndërsa Ledi ndodhej në fillim të orkestrës, kapet në një moment i papritur kur në sfond nis kënga e bashkëpunimit të tij me Dafinën. Në ato momente reperi shqiptar ia dorëzon mikrofonin këngëtares:

Por çfarë ndodhi më pas?

Ledri vendos që të shijojë muzikën duke kërcyer dhe duke kënduar, ndërsa pranë tij qëndron edhe e dashura. Në një moment Sara vendos të largohet dhe Ledri me siguri ndodhet në siklet, pasi qëndron për pak sekonda duke e parë.

Çfarë bëri ai?

Ai vendosi që të qëndronte dhe të shijonte deri në fund muzikën, pavarësisht se e dashura e tij u largua. /albeu.com/

Shtuar më 25/08/2018, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori