Ups! Liberta Spahiu kopjon deri në detaje Elvana Gjatën (FOTO LAJM)

Elvana Gjata njihet për stilin e saj të veçantë në të veshur dhe këngëtarja mahnit gjithmonë në zgjedhjet e saj, si në skenë, ashtu edhe në përditshmërinë e saj.

Këngëtarja prej disa kohësh ka zgjedhur të jetë sa më natyrale, ndaj i është rikthyer flokëve gështenjë me onde dhe make up-it sa më të thjeshtë.

Por duket se Elvana nuk është e vetmja! Edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu, e cila përflitet se është e dashura e Flor Mumajesit, po bën të njëjtat zgjedhje si këngëtarja shqiptare, shkruan iconstyle.

Në një foto të publikuar së fundmi në “Instagram”, Liberta duket si motra binjake e Elvana Gjatës.

Moderatorja shfaqet me një fustan të kuq, të fryrë në dy krahët, ndërsa flokët i ka kthyer në një ngjyrë më të ëmbël, me onde!

Ndërsa Elvana, kishte zgjedhur një fustan afërsisht të njëjtë në mbrëmjen e koncertit të ditëlindjes së saj, fustan i koleksionit Valdrin Sahiti.

Vajzat janë mikesha të ngushta të stilistit dhe ndoshta kjo është arsyeja kryesore përse bëjnë të njëjtat zgjedhje! /albeu.com/




Shtuar më 15/09/2018, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori