Kristen
Stewart nuk do të jetë më pjesë e
filmit të dytë të Borëbardhës. 22-vjeçarja kishte rol kyç në filmin e parë, ndaj ishte e vështirë të besohej largimi nga kasti i aktorëve, por kompania "
Universal" duket të jetë e vendosur.
Lajmi është bërë i ditur nga "The Hollywood Reporter" dhe gjithçka ndodh vetëm pak javë pas publikimit të lajmit se ajo kishte pasur një lidhje me regjisorin e
filmit,
Rupert Sanders. Fotot intime çuan në ndarjen e saj nga Robert Pattinson. "LA Times" shkruan se zyrtarë të "
Universal" janë shprehur se ajo "mund" të ketë një rol në film, por do të jetë dytësor. Nuk dihet ende nëse regjisori i
filmit të dytë do të jetë sërish
Rupert Sanders.
Filmi "Snow White and the Huntsman" nuk ka qenë shumë i suksesshëm pasi ka nxjerrë 389 milionë dollarë fitime duke u nisur nga një buxhet fillestar prej 170 milionë dollarësh. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2012,
ora 10:16