Unikatil zbulon arsyen e ardhjes së tij në Kosovë
Pëlqej
Unikkatil është këngëtar shumë i njohur. Ai para pak ditësh erdhi në Prishtinë dhe nuk lajmëroi askënd.

Por, mesa duket arsyeja e vizitës së tij nuk ka qenë e planifikuar dhe me dëshirën për të parë të afërmit, kjo pasi ka qenë një fatkeqësi që e ka sjell atë këtu.

Prive në kronikën e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, ka zbuluar se arsyeja e ardhjes së reperit në Kosovë ka qenë fakti se babai i bashkëshortes së tij ka ndërruar jetë.


I ndjeri u varros të enjten gjatë ditës, teksa Unikkatili ateroi të mërkurën në mbrëmje në aeroportin e Prishtinës.

Gjatë këtyre ditëve, reperi i njohur ka bërë edhe një vizitë te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Ai këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte të reja ,ndërsa ka treguar se gjatë gjithë vitit do të vazhdoj të sjellë këngë të reja.
Shtuar më 27/05/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori