Ujë e sapun, do mahniteni nga pamja e Samanta Karavellës pa make-up (FOTO LAJM)

Jemi mësuar që në profilin e “Instagram”-it të Samanta Karavellës të shohim gjithmonë fotografi ku ajo shfaqet e kuruar në çdo detaj. Madje së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa imazhe ku shfaqet edhe super “hot”.

Ajo shfaqet gjithmonë me make up profesional dhe me flokë të stiluara, duke e detajuar gjithmonë look-un e saj.

Por një ditë më parë, Samanta vendosi që në “Instastory” të postonte një “selfie” ku shfaqej pa pikë makijazhi në fytyrë.

“Kohë e gjatë pa bërë një selfie”, shkruante këngëtarja e njohur krahas postimit ku kishte bashkangjitur 4 foto me njëra-tjetrën.

Edhe pse pa make-up, Samanta kishte një lëkurë shumë të pastër dhe të shkëlqyeshme.
Shtuar më 21/01/2021, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori