Udhëtoi me kilometra, Robert Berisha bën gjestin e bukur për Nora Istrefin (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi dhe Robert Berisha vijojnë të ruajnë raporte të mira edhe pas divorcit.

Arsyeja është vajza e tyre Renee. Ata duan që ajo të rritet me dashurinë e të dy prindërve dhe të mos i mungojë asgjë.

Së fundmi, Roberti ka udhëtuar drejt Ulqinit për një koncert dhe para se të performonte, në sfond ka dalë kënga e Norës.

Ai e ka filmuar këtë moment dhe e ka hedhur në “Instastory”, duke bërë tag dhe Norën.

Roberti nuk ngurron të tregojë në çdo moment respektin dhe mirënjohjen që ka për ish-partnerë.

Shtuar më 16/06/2020, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori