Udhëtimet dhe veshjet e shtrenjta, Armina tregon çfarë mendon Shkëlzeni
Pëlqej
Armina mevlani është një nga blogeret më të përfolura në Shqipëri, për shkak edhe të lidhjes së saj me Shkëlzen Berishës.

E pyetur se cfarë mendon Shkëlzeni për udhëtimet e saj, ajo është shprehur se për udhëtimet e saj të punës partneri i saj Shkëlzen Berisha është shumë mbështetës.

Ndonëse është i zënë me angazhimet e tij ai e gjen kohën që ta shoqërojë Arminën në aktivitetet e saj si “Java e modës në Milano” etj.

“Ai erdhi në Milano një- dy ditë, nuk mund të jetë gjatë gjithë kohës se edhe ai ka angazhimet e tij. Është gjithnjë me mua, më ka mbështetur dhe kemi krijuar tek tjetri ketë besimin edhe për këto lëvizjet, udhëtimet. Ai madje ai ka nisur të më shtyjë më shumë për të marrë pjesë në aktivitete në mënyrë që të ndërrojë kartëvizita, të bëj njohje etj,”-u shpreh Mevlani. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori