Përfundimi i “Festivali i Këngës” la vend për komente të shumta.
Alketa Vejsiu deklaroi hapur se, sipas preferencave të saj, vendi i parë i takonte Elvana Gjatës. U aludua se marrëdhënia mes
Vejsiut dhe Vera Grabockës ishte krisur, ndërsa nisja e një tjetër projekti të përbashkët mes dyshes së famshme të
televizionit dëshmon të kundërtën.
Grabocka mesa duket ka pritur “Në kurthin e Piter Pan” për të shprehur edhe një herë konsideratat e saj lidhur me moderatoren, duke theksuar ndër të tjera suksesin e kësaj të fundit në “Sanremo”. Ka mjaftuar një
foto e regjisores dhe
Vejsiut në Instagram, si dhe disa fjalë plot emocion nga
Grabocka, për të kuptuar se bashkëpunimi mes këtyre dy emrave do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Sipas përshkrimit të Verës,
Alketa ka spikatur në sytë e saj që në moshën 16-vjeçare. Një raport të tillë vështirë ta gjesh në botën e
televizionit, apo jo?
Shtuar më 18/02/2020,
ora 10:13